Lidhje

Të paktën 11 të vrarë nga sulmet në Irak


Autoritetet irakiane thonë se nga sulmet e kryengritësve sot, u vranë të paktën 11 vetë në mbarë vendin. Një autobombë në një treg të lagjes Sadr në Bagdat vrau të paktën katër vetë dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë. Një tjetër shpërthim në kryeqytet plagosi dhjetra të tjerë.

Në veri, sulmet në Bakuba dhe përreth shkatuan të paktën 6 të vrarë. Një ushtar irakian që ruante rafineritë e naftës u qëllua për vdekje në Balad. Ndërkaq, ushtria amerikane thotë se sot nga një shpërthim në anë të rrugës, në pjesën jugore të Bagdadit u vra një ushtar amerikan.

Zyrtarët irakianë thanë se gati 3 mijë e 500 irakianë u vranë muajin e kaluar, numri më i lartë i viktimave civile që nga ndërhyrja amerikane në mars të vitit 2003.

XS
SM
MD
LG