Lidhje

Zbulohen më shumë se një mijë trupa në një varr masiv në Bosnje


Mjekët ligjorë thonë se i kanë dhënë fund analizave të atij që besohet të jetë varri i përbashkët më i madh i gjetur deri tani në Bosnjë-Hercegovinë, duke zbuluar më shumë se një mijë trupa. Kryetari i Komisionit Boshnjak për të Zhdukurit, Murat Hurtic thotë se ekspertët ekzaminuan 144 trupa të plotë dhe të paktën 1 mijë e nëntë pjesë skeletesh nga varri masiv.

Mjekët ligjorë filluan punën në qershor në fshatin e Kamenicës. Zoti Hurtic tha se dokumentet e gjetura në vend tregojnë se viktimat ishin myslimanë që u zhdukën pas marrjes nën kontroll nga ana e serbëve të enklavës së Srebrenicës, e cila ishte deklaruar më parë nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurtë për myslimanët.

Forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë myslimanë në atë qytet. Masakra e Srebrenicës konsiderohet si masakra më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG