Lidhje

Shtetet e Bashkuara planifikojnë një lëvizje të shpejtë për sanksione nga OKB-ja ndaj Iranit


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë një lëvizje të shpejtë për sanksione nga OKB-ja ndaj Iranit nëse ky i fundit nuk ndërpret pasurimin e uraniumit deri në fund të muajit. Nënserkretari Amerikan i Shtetit, Nicholas Burns thotë se Washingtoni do të kërkojë në fillim të shtatorit vënien e sanksioneve.

Në fillim të javës Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, hodhi poshtë rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i kërkonte Iranit pezullimin e aktivitetit bërthamor deri me 31 gusht. Zyrtarë të administratës së presidentit Bush thonë se kanë besimin se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të vendosë së paku sanksione të kufizuara, si përshembull kufizimet në udhëtime dhe ngrirjen e pasurive për zyrtarët e lartë iranianë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre besojnë se Irani po mundohet të ndërtojë armë bërthamore. Por Teherani thotë se programi ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG