Lidhje

Irak: Trupat në gatishmërie me rastin e ceremonive shiite


Në kryeqytetin e Irakut Bagdat, forcat e sigurimit janë sot në gjendje të lartë gadishmërie, ndërkohë që mijëra shiitë mblidhen në kryeqytet me rastin e përvjetorit të vdekjes së një imami të shekullit të tetë.

Ndalim-qarkullimi i automjeteve ka fyrë në fuqi në Bagdat dhe disa zona të qytetit janë rrethuar për të mbrojtur pelegrinët nga sulmet. Mjetet e informimit bëjnë të ditur se milici të ushtrisë Mehdi, besnike e klerikut shiit, Maktada al-Sadër, po patrullojnë rrugët e bllokuara nga besimtarët shiitë, që shkojnë në qytet. Megjithatë, ekspertët thonë se me ardhjen në Bagdat të qindra mijë pelegrinëve, mbrojtja e të gjitha ceremonive fetare të rastit do të jetë ndoshta e pamundur.

Policia njoftoi se 7 pelegrinë u vranë mbrëmë vonë në kryeqytet. Vitin e kaluar gjatë ceremonive të ngjashme rreth njëmijë vetë humbën jetën si pasojë e dyndjes në një urë mbi lumin Tigër, të shkaktuar nga përhapja e zërave se aty ndodhej një person vetvrasës.

XS
SM
MD
LG