Lidhje

Ushtarët libanezë arrijnë në kufirin jugor me Izraelin


Ushtarët libanezë arritën në kufirin jugor të vendit me Izraelin, duke marrë pozicionet në fshatrat që u shkatërruan gjatë luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Bejruti po dislokon 15 mijë ushtarë në jug të lumit Litani sipas rezolutës së Këshilli të Sigurimit që i dha fund luftimeve një mujore. Ata do të patrullojnë rajonin së bashku me 15 mijë trupa ndërkombëtare.

Të premten në Nju Jork Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje vendeve evropiane të kontribojnë për forcën paqeruajtëse ndërkombëtare.

Franca njoftoi të enjten se do të dërgojë një kontigjent të vogël me 200 ushtarë.

Presidenti Bush tha të premten në vendpushimin presidencial në Kampi Dejvid se shpreson që Franca të dërgojë më shumë trupa. //az//

XS
SM
MD
LG