Lidhje

Izraeli pezullon planet për tërheqje nga Bregu Perëndimor


Kryeministri Ehud Olmert ka pezulluar planet për një tërheqje të njëanëshme të Izraelit nga pjesa më e madhe e Bregut të pushtuar Perendimor.

Këshilltarë të lartë të kryeministrit thanë se plani i tërheqjes nuk është më përparësia kryesore e zotit Olmert për shkak të shqetësimeve të tjera të dala pas luftës me Hezbollahun në Liban.

Këshilltarët thanë se zoti Olmert kërkon së pari të përqëndrohet në mëkëmbjen ekonomike në veri të vendit pasi ky rajon u dëmtua rëndë nga sulmet me raketa të Hezbollahut. Izraelit gjithashtu po vazhdon ofensivën ushtarake kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Këshilltarët theksuan gjithashtu se plani i tërheqjes nuk është braktisur.

Në një zhvillim tjetër, dy palestinezë të armatosur u vranë gjatë sulmeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës sot para dite. Më vonë, Izraeli goditi ekstremistët palestinezë në Rripin e Gazës, duke vrarë një njeri dhe plagosur një tjetër.

Po ashtu, media njofton se fraksionet politike palestineze kanë braktisur bisedimet për qeverinë e unitetit kombëtar. //az//

XS
SM
MD
LG