Lidhje

Nga jeta e aktorëve dhe yjeve të muzikës


Tom Cruise ka hyrë ne rolin e superheroit në “Mission Impossible” kur sëbashku me të fejuarën e tij Kate Holmes ndaluan në autostradë për të ndihmuar viktimat e një aksidenti me makinë javën që kaloi.

Tom nuk është një hero vetëm në filma. Para tre vitesh në një situatë të ngjashme pasi gjeti një të aksidentuar në Los Angeles ai njoftoi ambulancën dhe vajti në spital duke paguar shumën prej 7 mijë dollarësh për ndihmën e parë.

Pasi i ka munguar skenës së muzikës për afro katër vite, Justin Timberlake është rikthyer dhe me po sjell me vete “SexyBack”.

Albumi i tij i fundit “Justified” nuk korri suksesin e pritur, ndaj Justin premton se albumi që pritet të dalë së shpejti, “FutureSex/LoveSounds” do të ketë një drejtim krejt të ndryshëm nga albumi paraardhës.

Pas një martese gjashtë vjeçare, Kate Hudson dhe burri i saj Chris Robinson, këngëtari i grupit The Black Crowes, kanë filluar procesin e ndarjes.

Ata u martuan natën e vitit të ri 2000 dhe kanë një djalë dy vjeçar.

Gjithashtu edhe diva Carmen Electra ka kërkuar ligjërisht ndarjen nga muzikanti Dave Navarro. Ish aktorja e famshme me “Baywatch” emri i vërtetë i së cilës është Tara Patrick thotë se arsyeja e ndarjes është se ata kanë diferenca të papajtueshme.

34 vjeçarja Electra dhe kitaristi i grupit Red Hot Chili Peppers, 39 vjeçari Navarro u martuan në një program të kanalit televiziv MTV “Til Death Do Us Part” “Sëbashku deri në vdekje”.

Ikona e muzikës së viteve 80-të “Boy George” është transformuar nga një muzikant në një punonjës të shërbimeve komunale duke raportuar në detyrën e re për të mbledhur mbeturinat nëpër rrugët e qyetetit të New Yorkut.

Forca e ligjit, pasi e ka veshur “Boy George” me uniformën ngjyrë portokalli dhe i ka dhënë një fshesë, e ka detyruar atë të pastrojë rrugët e Manhatenit për një javë. Ai raportoi në detyrën e re në Departamentin Sanitar të Qytetit të New Yorkut. Por nuk u desh shumë kohë që ai të konfrontohej me gazetarët e shumtë që ishin mbldhur atje. Ikona e dikurshme u denua nga gjykata që të pastronte rrugët e New Yorkut pasi u gjet fajtor në muajin mars se kishte gënjyer policinë se i kishin grabitur apartamentin. Por kur policia shkoi në vendngjarje zbuluan kokaine. Mes kamerave të shumta, Boy George i veshur me kostumin ngjyrë portokalli me shirita dhe me një kosh filloi ditën e parë të punës. Emri i vërtetë i 45 vjeçarti është Geoge O’Dowd dhe njihet me krijimet “Karma Chameleon” dhe “Do You Really Want to Hurt Me”.

Kanë kaluar plot 29 vjet qëkur Elvis Presley u nda nga jeta, në 16 gusht të vitit 1977. Mijera dashamirës të legjendës së rokut nga mbarë bota u mblodhën pranë varrit të tij në Memphis, Tennessee. Presley vdiq në Graceland nga semundja e zemres dhe abuzimi me drogën. Ai luajti në 33 filma përfshi “Jailhouse Rock” dhe “King Creole” dhe shiti me shumë se një miliard kopje disqesh në mbarë botën. Ai fitoi tre çmime Grammy dhe Çmimin Grammy për arritje të karrierës. 40 nga kenget e tij u përfshinë në listat e dhejtë këngëve më të mira dhe 18 nga këngët e tij zunë vendin e parë.

XS
SM
MD
LG