Lidhje

Një avion britanik bën ulje të detyruar në Itali


Një avion britanik nisur nga Egjipti u ul të premten në Itali pas një paralajmërimi për sigurinë, i cili në fund doli se ishte alarm i rremë.

Avioni i shoqërisë Excel Airways po fluturonte nga aeroporti Getuik i Londrës për në Hurgada në Egjiptit, kur një pasagjer gjeti një shënim prapa karriges me një paralajmërim për bombë në avion.

Zyrtarët italianë nisën një avion luftarak për të shoqëruar Boingun 767 në Brindizi, ku të gjithë pasagjerët u evakuuan dhe ku policia kontrolloi avionin.

Avioni pritej të rifillonte fluturimin, kur të gjithë pasagjerët të ktheheshin të sigurtë në bord. //az//

XS
SM
MD
LG