Lidhje

Izraeli sulmon Libanin megjithë vendosjen e armëpushimit


Zyrtarët izraelitë thanë se një ushtar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit në thellësi të Libanit. Operacioni ishte sulmi i parë madhor që pas vendosjes së armëpushimit të hënën që u dha fund luftimeve intensive 34 ditore midis Izraelit dhe guerriljeve hezbollah.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se Izraeli veproi për të parandaluar futjen e armëve iraniane dhe siriane në Liban, që do të dhunonte armëpushimin e OKBsë. Ata thanë se komandot, të maskuar si trupa libaneze, shkuan në Bodai, nga ku sulmuan një shkollë dhe u përleshën me luftëtarë të Hezbollahut.

Forcat libaneze të sigurimit thanë se të paktën tre guerrilje hezbollah u vranë në luftime. Kryeministri libanez Fuad Siniora e quajti sulmin izraelit, dhunim flagrant të armëpushimit të OKBsë.

XS
SM
MD
LG