Lidhje

Tragjedi në brigjet e Italisë; 10 të vdekur dhe 40 të zhdukur


Autoritetet italiane po marrin në pyetje pesë persona që besohet të kenë organizuar përpjekjen për të futur ilegalisht më shumë se 100 imigrantë në vend që përfunduan në tragjedi kur anija e tyre u fundos.

Zyrtarët thanë se i zbuluan pesë presonat, që besohet të jenë nga Libia në ishullin Lampeduza pasi shpëtuan rreth 70 të mbijetuar. Të paktën 10 vetë gjetën vdekjen dhe 40 figurojnë të humbur pas kapjes së anijes. Një dëshmitarë tha se imigrantët papritur lëvizën në njërën anë të anijes ndërsa u afrua një anije e shpëtimit.

Lampeduza është bërë destinacion për mijëra imigrantë të paligjshëm që përpiqen të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian. Imigrantët paguajnë kontrabandistët në Afrikën veriore mijëra dollarë për të shkuar në Itali. Ministri i Brendëshëm italian Giuliano Amato e quajti incidentin krim dhe u bëri thirrje zyrtarëve të marrin masa të forta kundër organizatave kriminale përgjegjëse.

XS
SM
MD
LG