Lidhje

Rusi: Përkujtohet 15 vjetori i grushtit të shtetit


Rreth 100 përkrahës të Partisë Komuniste u mblodhën në Moskë për të hapur festimet me rastin e 15-vjetorit të grushtit të shtetit nga ana e komunistëve të vijës së ashpër, që më pas çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Demonstruesit, shumë prej tyre të moshuar, u mblodhën në Muzeun e Revolucionit pranë Sheshit të Kuq. Ata valvitën flamuj të kuq dhe parrulla që kritikonin kapitalizmin, reformat në Rusi dhe duke bërë thirrje për rikthimin e Bashkimit Sovjetik.

Protesta u zhvillua para tubimeve të planifikuara nga Unioni Reformist i forcave të Djathta, që e konsideron dështimin e grushtit të shtetit si lindjen e një Rusie të re. Më 19 gusht 1991 në rrugët e Moskës tanket dolën, ndërkohë që pasuesit e vijës së ashpër kërkonin të merrnin pushtetin. Mijëra moskovitë i rrethuan ata.

Dy ditë më vonë, grushti i shtetit dështoi, kur presidenti i athershëm rus, Boris Yelcin, hipi mbi një tank dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të mblidheshin kundër ekstremistëve.

XS
SM
MD
LG