Lidhje

Saktësia e skanimit të zemrës


Një numër përherë e më i madh qendrash mjekësore në mbarë botën po përdorin një procedurë të re, jo më me ndërhyrje, për vlerësimin e rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare. Materiali në vazhdim do t’ju njohë me evolimin e shpejtë të kësaj teknologjie.

Një numër i madh njerëzish që vuajnë nga sëmundje të zemrës, nuk e dinë se janë sëmurë. Kjo për faktin se ajo nuk ka shenja, apo simptoma. Megjithatë, me kalimin e kohës, grumbullimi i yndyrnave dhe i kimikateve të tjera në trupin e njeriut, bllokon arteriet që furnizojnë me gjak zemrën dhe rrisin rrezikun e goditjes në zemër. Për këtë arsye, nëpërmjet analizave, mjekët bëjnë vlerësimin e gjendjes."Zakonisht, ne bëjmë angiogramë, duke vendosur katetere tek arteriet e pacientëve dhe pastaj injektojmë atje një solucion për të parë pjesë të ndryshme të murit të arterieve", - thotë kardiologu Samir Kapadia. Por angiograma është një procedurë me ndërhyrje, dhe e kushtueshme.

Një tjetër alternativë për disa pacientë është analiza tjetër, Cat-Scani kardiak. Kjo analizë e re u miratua nga në vitin 2004. Doktor Mario Garcia i Klinikës së Clevelandit, dhe kolegët e tij në 11 qendra mjekësore në mbarë botën, studiuan punën e të ashtuquajturve 16 skanuesve. "Skanerat që ne e përdornim për analiza dy vjet më parë ishin mjaft të sofistikuar dhe me to fotografoheshin 16 imazhe për çdo rrotullim të skanerit", thotë mjeku. Një analizë e plotë me CatScan merr nga 30 deri në 45 sekonda.

Studjuesit i krahasuan rezultatet e analizave me Cat-Sken me ato të angiogramës, të kryera tek rreth 200 pacientë. Rezultatet u publikuan në Revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë. "Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë përdorimin e skanerave me 16 detektorë, me paralajmrëmin që ato të jenë tepër të kufizuara, për arsye se mund të çojnë në intrepretime të gabuara pozitive".

Por teknologjia e skanerave po përmirësohet me shpejtësi. Shumë qendra mjekësore po investojnë tani për t’u pajisur me skanerin më të saktë, atë me 64 detektorë. Doktor Garcia thotë se gjenerata e parë, e skanerit, ai me 16 detektorë, është ende një instrument i nevojshëm për njerëzit tek të cilët rreziku nuk është i madh, për arsye se ai mund t’i përcaktojë me saktësi arteriet e bllokuara. Por ai shton se tek pacientët ku rreziku është i madh, është më mirë të përdoret procedura kirurgjikale, ajo e angioplastisë.

XS
SM
MD
LG