Lidhje

Më shumë se 20 pelegrinë shiitë gjejnë vdekjen në Bagdat


Zyrtarë irakianë thanë se persona të armatosur kanë vrarë të paktën 20 pelegrinë shiitë, ndërkohë që ata mblidheshin në Bagdat me rastin e një riti të rëndësishëm fetar. Ata thanë se mbi 200 veta u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr kundër pelegrinëve, ndërsa mijëra njerëz marshonin drejt një tempulli shiit.

Zyrtarët irakianë thanë se policia kapi të paktën 4 persona të armatosur. Të premten, policia vendosi ndalim-qarkullimin e automjeteve private në Bagdat deri pas përfundimit sonte të ceremonive, në përkujtim të vdekjes së imamit të shekullit të tetë, Musa Kadim, varri i të cilit është bërë objekt pelegrinazhesh të përvitëshme.

Gjatë ceremonive të vitit të kaluar, rreth njëmijë vetë humbën jetën si pasojë e dyndjes në një urë mbi lumin Tigër, të shkaktuar nga përhapja e zërave të pabazë se aty ndodhej një person vetvrasës.

XS
SM
MD
LG