Lidhje

Një amerikan i deportuar për vrasjen e një fëmije arrin në SHBA


Një amerikan i dyshuar për vrasje i deportuar nga Tajlanda arriti në Shtetet e Bashkuara në lidhje me vdekjen në vitin 1996 të një vajze 6-vjeçare.

Personi në fjalë, Xhon Mark Kerr, u nis nga Tajlanda dje në mëngjes nën shoqërimin e agjentëve amerikanë të dhe arriti në Los Anxheles.

Ai do të dërgohet pastaj në Boulder të shtetit Kolorado për t’u marrë në pyetje lidhur me vdekjen e Zhon-Benej Remzit, një vajzë e vogël që merrte pjesë në konkurse bukurie për fëmijë dhe vrasja e së cilës në atë kohë u mbulua intensivisht nga media amerikane.

Ndaj zotit Kerr mund të ngrihen akuza për vrasje, rrëmbim dhe marrëdhënie seksuale me fëmijë në lidhje me vrasjen e vitit 1996 në Boulder.

Ish mësuesi u arrestua të mërkurën në Tajlandë.

Kerr ka pranuar përpara mediave se ai ishte me 6-vjeçaren Zhon-Benej kur ajo vdiq. Por ai tha se vdekja e saj ishte aksidentale, megjithë provat se viktima ishte rrahur dhe pastaj mbytur.//ii

XS
SM
MD
LG