Lidhje

Në Hagë rifillon gjyqi i 7 ish oficerëve serbë të Bosnjes


Gjykata e Kombeve të Bashkura për krimet e luftës me seli në Hagë rifilloi gjyqin e 7 ish oficerëve sërbë të Bosnjes nën akuzat për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.

Disa prej të pandehurve përballen me akuza për gjenocid.

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, e shfrytëzoi deklaratën e hapjes së gjyqit për të kritikuar qeverinë e Sërbisë që nuk ka arrestuar dhe ekstraduar në Hagë të paditurin për krime lufte, ish komandantin e forcave sërbe në Bosnje-Hercegovinë, Ratko Mlladiç. Zonja del Ponte tha se është e pafalshme që Mlladiçi nuk është arrestuar.

Thuhet se ish komandanti i forcave sërbe fshihet në Sërbi. Gjykata e Hagës ka ngritur padi kundër tij për rolin që ka luajtur në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë në vitet 90-të, përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës.

Forcat sërbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë pasi morën Srebrenicën nën kontroll, qytet i shpallur zonë e sigurtë nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG