Lidhje

Rusi: arrestohen dy të dyshuar për një shpërthim në Moskë


Lajmet nga Rusia bëjnë të ditur se autoritetet kanë arrestuar dy të dyshuar për një shpërthim në një treg të Moskës, ku mbetën të vdekur të paktën 10 vetë.

Po sipas lajmeve, dëshmitarët kishin parë të dyshuarit duke lënë një çantë tek tregu pak momente para shpërthimit.

Më parë, Prokurori Yuri Syomin tha se ka të ngjarë që shpërthimi të ketë pasur lidhje me krimin e organizuar apo të ketë qenë një mosmarrëveshje ndërmjet disa biznesmenëve.

Zoti Syomin tha se shpërthimi tronditi tregun Cherkizovsky në pjesën verilindore të Moskës rreth orës 10:30 sipas orës lokale. Rreth 40 veta të plagosur u dërguan në spital. Prokurori u citua të ketë thënë se shpërthimi kishte fuqinë e mbi 1 kilogrami lëndë plasëse.

XS
SM
MD
LG