Lidhje

Ligjvënës amerikanë njihen me mundësitë e investimeve në Shqipëri


Nje grup i madh kongresmenesh nga SHBA vizituan të martën pasdite Portin Detar të Durresit, ku u interesuan të mësojnë më shumë për mundesitë e investimeve ne Shqipëri.

Ne kete vizite ata u shoqeruan nga kryeministri Sali Berisha, dhe perfaqesues te parlamentit. Bashkekryetaret e delegacionit te kongresit amerikan Xhon Danken dhe Xherri Kostello, vleresuan lart marredheniet dhe bashkepunimin shqiptaro-amerikan, i cili njeh prej disa vitesh veçse fuqizim. Xhon Danken, kongresmeni nga Tenesi, tha se delegacioni me 12 anetare nga te dyja partite kryesore amerikane ka ardhur ne Shqiperi per tu njohur me nevojat qe ka ky vend.

Ai tha se Shqiperia ka mundesi te medha per investime ne te ardhmen nga SHBA, por njekohesisht duhet te vazhdoje edhe lufta kunder korrupsionit, rritja e besimit tek kontratat mes paleve dhe titujt e pronesise.

Ndersa kryeministri Berisha tha se marredhenit politike midis dy vendeve jane te shkelqyera. Ai vleresoi ndihmen e madhe te jashtezakonshme qe SHBA kane dhene dhe i japin Shqiperise. Kryeministri Berisha tha se fale kontributit amerikan siguria ne portin e Durresit eshte rritur dhe po punohet qe siguria te rritet edhe ne porte, aeroporte dhe pikat kufitare te Shqiperise.

XS
SM
MD
LG