Lidhje

Shefi i policisë gjermane thotë se një nga dy të dyshuarit për terrorizëm mund të jetë në Liban


Shefi i policisë federale gjermane thotë se dy shtetas libanezë të dyshuar për pjesëmarrje në një komplot për të kryer një sulm terrorist në transportin hekurudhor gjerman muajin e kaluar, kishin ikur fillimisht në Liban.

Autoritetet arrestuan një të dyshuar të shtunën në qytetin Kiel në Gjermaninë veriore dhe thonë se personi tjetër ende nuk dihet ku është.

Shefi i policisë Joerg Ziercke e diskutoi çështjen sot në televizionin gjerman. Ai tha se nuk është e qartë nëse i dyshuari tjetër është kthyer në Liban. Prokurorët federalë thanë dje se do të kërkojnë nxjerrjen e një urdhër-arresti ndaj tij nën akuzat për përpjekje për vrasje dhe antarësim në një grup terrorist.

Të hënën, prokurorët në qytetin gjerman Karlsruhe ia atribuan arrestimin e njërit prej të dyshuarve si bashkëpunëtor në komplot, informatave të marra nga zyrtarët libanezë. I dyshuari është identifikuar si Yousef Mohamed. Policia e kapi atë të shtunën në mëngjes.

XS
SM
MD
LG