Lidhje

Mungesa e vullnetarëve ngadalëson zhvillimin e kurave të reja për kancerin


Qindra ilaçe të reja për kancerin po provohen klinikisht këtu në Shtetet e Bashkuara. Por studiuesit thonë se përparimi në zhvillimin e kurave të reja të sëmundjes është ngadalësuar nga mungesa e vullnetarëve për t’i provuar këto ilaçe.

Studiuesit thonë se janë pranë zhvillimit të kurave të reja të kancerit pasi po kryen një numër provash klinike. Gati 400 ilaçe të reja të kancerit po testohen në mijëra klinika në Shtetet e Bashkuara. Por kërkimet po pengohen nga mungesa e vullnetarëve.

“Vetëm rreth tre përqind të pacientëve me kancer marrin pjesë në prova”.

Mjeku Robert Comis është drejtor i Grupeve të Koalicionit kundër Kancerit në Philadelphia të Pennsylvaninë. Ai thotë se mungesa e vullnetarëve po çon në vonesa për përfundimin e studimeve për kurat e reja të kancerit.

“Nuk ka dyshim se me pjesëmarrjen e ulët, për provat klinike duhet kohë më e gjatë kështu që trajtimet e reja të efektshme do të vonohen për t’u bërë të tregëtueshme për publikun”.

Studiuesit thonë se disa pacientë kanë frikë rrezikun e përfshirjes në prova për ilaçe të reja. Doktor Gary Hudes punon për Qendrën Fox Chase të Kancerit në Philadelphia.

“Për disa është çështje rreziku. Për të tjerë është çështje rehati. Disa prova kërkojnë që personi të kthehet disa herë për prova shtesë”.

Por arsyeja kryesore që shumica e pacientëve nuk dalin vullnetar është se mjekët e tyre nuk u thonë për provat e ilaçeve. Një studim i ri nga Grupet e Koalicionit Kundër Kancerit zbuloi se vetëm një në 10 të mbijetuar të kancerit kanë qënë në dijeni për provat klinike. Studiuesit po u kërkojnë mjekëve të komunikojnë më shumë me pacientët e tyre rreth provave klinike.

Pacientët mund të mësojnë më shumë vetë rreth provave. Instituti Kombëtar i Kancerit, për shembull, rradhit në faqen e tij të internetit provat me ilaçet më të fundit. Studiuesit thonë se sa më shpejt të provohen ilaçet, aq më shpejt mund të gjenden trajtime të efektshme për leuçeminë, kancerin e gjirit dhe prostatin. Mjeku Robert Pluenneke është me Qëndrën për Kancerin në qytetin e Kansasit.

“Ndryshimi është jetë a vdekje”.

Pluenneke thotë se ekziston koncepti i gabuar se pacientëve do t’u kushtohet më pak vëmendje në provat klinike sesa në trajtimet standarte. Ai thotë se pacientët me kancer që marrin pjesë në prova përmirësohen po aq, ose më shumë se pacientët e tjerë.

XS
SM
MD
LG