Lidhje

Serbi: Ngrihen akuza ndaj ish-pjesëtarëve të një njësie serbe për vrasjen e vëllezërve Bytyçi


Autoritetet serbe ngritën zyrtarisht akuza ndaj dy ish-pjesëtarëve të një njësie serbe elitë për rolin e tyre në vrasjen në vitin 1999 të tre shqiptaro-amerikanëve gjatë luftës në Kosovë. Prokurori serb për krimet e luftës thotë se të dy personat e akuzuar, Sretam Popoviç dhe Millosh Stojanoviç, ua dorëzuan Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçin oficerëve të tjerë të paidentifikuar të policisë, që më pas i ekzekutuan vëllezërit.

Trupat e vëllezërve shqiptaro-amerikanë u gjetën në vitin 2001 në një varr masiv në qytetin e Petrovë-Selës në lindje të Beogradit. Një mjek ligjor i FBI-së më pas e konfirmoi identitetin e tyre.

Vëllezërit amerikanë jetonin në Nju Jork, deri në momentin kur iu bashkuan një grupi shqiptaro-amerikanësh, të cilët shkuan në Kosovë në 1999-ën për të luftuar krahas me shqiptarët kundër forcave serbe.

Trupat u gjetën nga elementet reformatorë në Serbi, të cilët e rrëzuan nga pushteti ish-presidentin jugosllav Sllobodan Miloshevic në vitin 2 mijë. //az//

XS
SM
MD
LG