Lidhje

Plutoni humbet statusin e planetit


Organizata kryesore botërore e astronomisë ia hoqi Plutonit statusin e planetit. Sipas udhëzimeve të reja të miratuara sot nga asambleja e Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik, sistemi diellor nuk ka më nëntë, por tetë planete. Rreth 2 mijë e 500 shkencëtarë dhe astronomë morën pjesë në asamblenë e Pragës.

Tani e tutje që një trup qiellor të konsiderohet planet duhet që të rrotullohet rreth diellit dhe të ketë madhësi të mjaftueshme që graviteti i vet të bëjë të mundur që të marrë formë thuajse të rrumbullakët. Po ashtu orbita e tij duhet të mos kryqëzohet me orbita të planeteve fqinjë.

Meqenëse orbita e Plutonit bie mbi atë të Neptunit, do të bëjë pjesë tani në një kategori të re të quajtur miniplanet. Plutoni ishte konsideruar planeti i nëntë i sistemit diellorqë kur u zbulua në vitin 1930.

XS
SM
MD
LG