Lidhje

BE angazhohet për të dërguar 7 mijë trupa në kuadër të forcës paqeruajtëse në Liban


Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë se vendet anëtare kanë premtuar të dërgojnë 7 mijë trupa për forcën e zgjeruar paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha sot se i ka kërkuar Francës të drejtojë forcën në Liban deri më shkurt të vitit 2007 dhe më pas kontrollin do ta marrë Italia. Zoti Annan foli në Bruksel ku mori pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për të diskutuar kontributet për forcën e OKBsë.

Rezuluta e OKB-së për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe guerriljeve Hezbollah bën thirrje për 15 mijë trupa të OKBsë dhe një numër të barabartë ushtarësh libanezë. Por Presidenti i Francës, Zhak Shirak, tha sot se forca paqeruajtëse nuk ka nevojë për 15 mijë trupa dhe se kjo shifër është tepër e madhe.

XS
SM
MD
LG