Lidhje

Franca gati 2 mijë trupat për tre javë në Liban


Franca tha se të 2 mijë trupat për në Liban do të jenë atje brenda tre javësh. Ministrja franceze e mbrojtjes Michele Aliot-Marie i tha gjithashtu gazetës Wall Stree Journal se Franca ka marrë sqarime të rëndësishme për përdorimin e forcës në misionin paqeruajtës.

Franca do të drejtojë forcën ndërkombëtare deri në shkurt të vitit 2007. Më pas Italia do të marrë komandën. Në lajme të tjera, sipas lajmeve një zyrtar gjerman tha se marinarët nga anijet gjermane duhet të jenë në gjendje të hyjnë dhe të kontrollojnë ngarkesa të dyshimta në anijet, që i afrohen bregdetit të Libanit.

Gjermania ka ofruar mbështetje detare për embargon e armëve në bazë të rezolutës së armëpushimit të Kombeve të Bashkuara. Një zyrtar libanez tha se vendi i tij do t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, që ta bindë Izraelin të heqë bllokadën ajrore dhe detare. Zoti Annan mbrrin në Beirut të hënën.

XS
SM
MD
LG