Lidhje

Një avion me 50 persona në bord rrëzohet në Kentaki


Vetëm një person ka arritur të shpëtojë nga rrëzimi i një avioni me 50 vetë në bord në shtetin amerikan të Kentuckit. Autoritetet thonë se avioni ra dhe mori flakë pak pasi u shkëput nga toka në aeroportin e Lexingtonit.

Presidenti i agjencisë ajrore Comair Don Bornhorst tha se 47 pasagjerë dhe ekuipazhi prej tre vetash ndodheshin në avionin me numër fluturimi 5191 që ishte nisur për në Atlanta të Georgias. I mbijetuari i vetëm po kurohet në spital dhe sipas njoftimeve është në gjendje kritike. Një zyrtar i aeroportit tha se avioni hasi vështirësi në nisje u përplas rreth dy kilometra larg pistës.

Një dëshmitar tha se dëgjoi shpërthim dhe më pas një dritë verbuese në afërsi të aeroportit në kohën e aksidentit. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po heton shkakun e aksidentit.

XS
SM
MD
LG