Lidhje

Lirohen dy gazetarë të rrëmbyer nga ektremistët palestinezë


Dy gazetarët e rrjetit televiziv amerikan Fox News, që u rrëmbyen nga ekstremistët palestinezë në Rripin e Gazës gati dy javë më parë, u liruan.

Korrespondenti amerikan Steve Centani dhe kameramani nga Zelanda e Re Olaf Wig u liruan sot në mesditë dhe u çuan në një hotel në qytetin e Gazës. Aty, ata u takuan me kryeministrin palestinez Ismail Haniyeh dhe thanë se shpresojnë që përvoja e tyre e hidhur nuk do t’i shkurajojë gazetarët e tjerë të shkojnë në Gaza.

Më parë, Centani i tha rrjetit televiziv Fox News se ishin trajtuar keq nga rrëmbyesit dhe se i kishin mbajtur të fshehur në një garazh në Gaza, me duart të lidhura. Ai tha se së bashku me zotin Wig, i kishin detyruar të bënin deklarata, përfshi atë se ishin konvertuar në myslimanë.

XS
SM
MD
LG