Lidhje

Kryeministri irakian thotë se po pakësohet dhuna


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, thotë se dhuna po pakësohet në Irak dhe se forcat irakiane po përparojnë drejt vendosjes së sigurimit në vend. Ai i bëri këto komente sot në rrjetin televiz CNN, ndërkohë që shpërthimet në Irak i kushtuan jetën më shumë se 30 vetëve.

Dy shpërthime vetëvrasëse të njëpasnjëshme vranë të paktën 9 vetë në Kirkuk. Shpërthimet ndodhën jashtë shtëpisë së një kushëriri të presidentit irakian, Xhelal Talebani, dhe para shtëpisë së një shefi policie. Në Bagdad, një bombë në një mikrobus vrau të paktën 6 vetë dhe shpërthimi i një makine-bombë jashtë zyrave të gazetës shtetërore vrau të paktën dy persona të tjerë.

Gjetkë, 6 vetë humbën jetë nga shpërthimi në një treg në veri të Bakubës. Ndërsa nga një bombë e vendosur në një motorçikletë u vranë të pakën 4 vetë në qytetin verior, Bakuba.

XS
SM
MD
LG