Lidhje

Presidenti Bush viziton rajonin e goditur një vit më parë nga Katrina


Presidenti Bush u nis për në shtetet e Gjirit të Meksikës ndërsa rajoni po përkujton një vjetorin e stuhisë shkatërrimtare Katrina.

Uragani shkaktoi dëme të rënda në shtetet e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës dhe la mbi 1 mijë e 300 të vdekur. Katrina ishte një nga uraganet më shkatërrimtarë në historinë e Amerikës.

Presidenti Bush pritet ta fillojë vizitën në shtetin e Misisipit. Ai pritet të shkojë në zonat më të dëmtuara dhe të takohet me drejtues e biznesmenë vendas. Po ashtu ai do të marrë pjeës në një shërbesë fetare në qytetin e Nju Orlisnit ku do të takohet edhe me zyrtarët përgjegjës për rindërtimin e qytetit.

Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat, Howard Dean tha se premtimet e presidentit për të ndihmuar viktimat e uraganit Katrina nuk janë plotësuar.

XS
SM
MD
LG