Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën ndaj Libanit


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan i bëri thirrje Izraelit që të heqë bllokadën ndaj Libanit, dhe Hezbollahut që të lirojë dy ushtarët e rrëmbyer izraelitë.

Zoti Annan e bëri sot apelin në Beirut pasi u takua me Kryeministrin e Libanit Fuad Siniora, si dhe një ministër të qeverisë libaneze, i cili është anëtar i Hezbollahut.

Hezbollahu i kapi dy ushtarët izraelitë më 12 korrik, duke shkaktuar 34 ditë luftime mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sekretari Anan tha se dëshiron të diskutojë lidhur me gjendjen pas luftës dhe mbi zbatimin e rezolutës së OKB-së mbi armëpushimin dhe të theksojë solidaritetin ndërkombëtar për Libanin.

Në Izrael, kryeministri Ehud Olmert njoftoi për hapjen e një hetimi për luftën, por nuk urdhëroi ngritjen e ndonjë komisioni shtetëror për këtë qëllim. Qeveria Olmert është kritikuar ashpër për gabimet në fushatën ushtarake në Liban.

XS
SM
MD
LG