Lidhje

Kryeministri i Shqipërisë thekson rëndësinë e ndërtimit të TEC-it të ri në Vlorë


Kryeministri Sali Berisha ishte sot ne qytetin e Vlores, në kuadër të një turneu në disa qytete ku përuron fillimin ose përfundimin e rrugëve të reja. Gjatë vizitës zoti Berisha tha se mungesa e infrastrukturës hyrëse në portin e Vlorës ka penguar investimet nga kompanitë e huaja. Kryeministri po ashtu theksoi se ndërtimi i një TEC-i të ri në këtë qytet do të përmirësojë furnizmin me energji të gjithë zonës. Studimet e qeverisë kanë treguar se ndotja do të jetë e një shkalle të ulët tha zoti Berisha. Ndërtimi i një parku energjitik në Vlorë i planifikuar nga qeveria e ish kryeministrit Nano ishte kundërshtuar nga organizatat mjedisore pasi cënonte rëndë zhvillimin e turizmit. Qeveria e zotit Berisha e ka reduktuar këtë plan në ndërtimin e një TEC-i të vetëm për prodhimin e energjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG