Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i kërkon përsëri Izraelit të heqë bllokadën ndaj Libanit


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, i bëri përsëri thirrje Izraelit ta heqë bllokadën ndaj Libanit.

Në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert, zoti Annan tha se heqja e bllokadës është e nevojshme për ta ndihmuar Libanin të rimëkëmbet nga lufta një-mujore. Shefi i OKB-së bëri gjithashtu thirrje për lirimin e dy ushtarëve izraelitë, kapja e të cilëve shkaktoi fillimin e ofensivës së Izraelit ndaj Libanit.

Kryeministri izraelit Olmert nuk e përmendi direkt bllokadën, por ai tha se Izraeli pret që të zbatohet plotësisht rezoluta e OKB-së, që i dha fund 34 ditë luftimesh mes Izraelit dhe Hezbollahut. Ai tha se këtu përfshihet edhe lirimi i dy ushtarëve të kapur në muajin korrik.

Në Bejrut, një zyrtar i Hezbollahut tha sot se nuk do të ketë lirim të tyre pa kushte. Ai shtoi se Hezbollahu do t’i lirojë ushtarët izraelitë si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish me Izraelin, një propozim që Tel Avivi nuk e pranon. Zoti Annan shkoi në Jordani pas bisedimeve në Izrael, ku nesër do të takohet me Mbretin Abdullah.

XS
SM
MD
LG