Lidhje

Çmimi i naftës bruto arrin në 70 dollarë për fuçi, me afrimin e afatit të OKB-së ndaj Iranit


Çmimi i naftës bruto arriti sot në 70 dollarë për fuçi, me afrimin e afatit që OKB-ja i ka caktuar Iranit për ndalimin e veprimtarisë për pasurimin e uraniumit. Çmimi i naftës në tregun financiar të Nju Jorkut u rrit me 50 centë, pra në 70 dollarë, ose 24 cent për fuçi.

Në tregun financiar të Londrës, Brent, çmimi i naftës bruto u rrit me 60 centë, duke kapur shifrën 70 dollarë e 46 centë. Dje, si Nju Jorku, edhe Londra u mbyllën me shifrën e më pak se 70 dollarëve për fuçi.

Këto ndryshime në tregjet financiare ndodhin ndërsa Këshilli i Sigurimit po e kërcënon Iranin me sanksione, në rast se nuk e ndalon pasurimin e uraniumit deri nesër.

Analistët thonë se sanksionet mund të çojnë në ndërprerjen e furnizimeve nga Irani, gjë që mund të shkaktojë një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.

XS
SM
MD
LG