Lidhje

Shqipëri: Kryetarët e dy forcave kryesore komentojnë marrëveshjen


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se qeveria dhe maxhoranca do të bëjë çdo përpjekje për të zbatuar sa më shpejt dhe me korrektesë pikat e marrëveshjes së arritur me opozitën për bashkëpunim në përgatitjen e zgjedhjeve vendore.

Zoti Berisha i bëri këto komente një ditë pasi diplomatët perëndimorë e përshëndetën marrëveshjen, duke theksuar se zbatimi i shpejtë i pikave të saj është me rëndësi jetike. SHBA dhe OSBE vlerësuan marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës për bashkëpunim në reformën zgjedhore. Ambasada e SHBA në Tiranë deklaroi se marrëveshja ka të bëjë me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e institucioneve demokratike shqiptare. Ambasada amerikane pohoi se mbetet me shpresën që kjo marrëveshje do të shërbejë si një hap i parë i mirë drejt reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-se dhe ODIHR-it, për zgjedhje lokale të lira dhe të ndershme.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot pas një takimi me kryetarët e partive aleate se marrëveshja thjesht ka garantuar standartet, por suksesi i saj do të varet nga reforma zgjedhore. Sipas tij, mjedisi politik dhe parlamentar tashmë është normalizuar, por tani gjithçka kalon në tryezën e reformës zgjedhore, e cila do të zbatojë praktikisht pikat e marrëveshjes dhe rekomandimet e OSBE.

XS
SM
MD
LG