Lidhje

Aksident ajror në qytetin verior të Mashhadit në Iran: 29 të vdekur


Zyrtari më i lartë i aviacionit iranian thotë se 29 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si rezultat i përplasjes së një avioni në qytetin verior të Mashhadit.

Duke folur në televisionin shtetëror të Iranit, Nourollah Rezai Niaraki hodhi poshtë njoftimet e mëparshme për vdekjen e 84 pasagjerëve. Ai tha aeroplani me 148 pasagjerë në bord kishte rrëshqitur në pistë gjatë uljes dhe ishte përfshirë nga zjarri.

Pamjet televizive tregonin ekipet e zjarrfikësve duke shuar zjarrin, ndërkohë që dilte tym nga një vrimë në qendër të aeroplanit. Aeroplani i prodhimit rus i linjës ajrore Iran Airtour po vinte nga qyteti jugor Bandar Abbas. Ky është aksidenti i dytë i flotës ajrore Iraniane të vjetëruar. Një avion ushtarak u rrëzua në janar, duke vrarë 11 vetë.

Ndërsa një aeroplan transporti u rrëzua mbi një ndërtesë në Teheran në muajin dhjetor, duke vrarë 115 njerëz.

XS
SM
MD
LG