Lidhje

Koreja e Veriut akuzon SHBA-në për provën e sistemit kundër raketave


Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara se me provën e sistemit të tyre kundër raketave po kërcënojnë për luftë.

Pheniani deklaroi se do të forcojë mbrojtjen e vet për t’iu kundërvënë një sulmi amerikan.

Ushtria amerikane tha dje se asgjësoi mbi Oqeanin Paqësor një raketë-objektiv gjatë një prove të një sistemi mbrojtës kundër raketave.

Zyrtarë ushtarakë thanë dje se një mjet i rikonstruktuar anti-raketë zbuloi me sukses raketën që vinte, dhe bëri dallimin ndërmjet mbushjes bërthamore dhe trupit të raketës. Raketa interceptuese gjithashtu e goditi dhe e shkatërroi raketën-objektiv.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Kundër Raketave, gjeneral Henry Obering, tha se prova i shton atij bindjen se Shtetet e Bashkuara do të mund të interceptonin një raketë të lëshuar nga një shtet rival, si Koreja e Veriut.

Provat me raketa ana e Phenianit këtë vit, edhe pse pa ndonjë sukses, shkaktuan alarm, sepse Shtetet e Bashkuara ishin brenda rrezes që synonte njëra prej raketave.

XS
SM
MD
LG