Lidhje

500 trupa të tjera italiane arrijnë sot në Liban


Qindra ushtarë të tjerë italianë po arrijnë në Liban për të përforcuar trupat paqeruajtëse ndërkombëtare në rajon.

Rreth 500 trupa italiane arritën dje dhe 500 të tjera priten të arrijnë sot, duke e ngritur numrin e paqeruajtësve të OKB-së në 3,250.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara planifikon të dislokojë 15 mijë trupa ndërkombëtare në kufirin izraelito-libanez për të mbikqyrur armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Indonezia njoftoi dje se e ka pranuar ftesën e Kombeve të Bashkuara dhe planifikon të dërgojë një mijë trupa për t’iu bashkuar misionit.

Izraeli e ka kundërshtuar ndihmën e vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me shtetin hebraik.

Këshilltari për politikën e jashtme i presidentit indonezian Dino Pati Xhalal i tha Zërit të Amerikës se ftesa e OKB-së tregon që Izraeli e ka tërhequr kundërshtimin e tij, megjithatë shteti hebraik nuk ka komentuar rreth këtij njoftimi.

XS
SM
MD
LG