Lidhje

Irak: Kapet numri dy i al-Kaidës


Këshilltari irakian i sigurimit kombëtar, Muvafak al-Rubai, tha se autoritetet kanë arrestuar udhëheqësin numër dy të al Kaidës në Irak.

Zoti al-Rubai tha sot se forcat irakiane arrestuan zëvendës komandantin e grupit, Hamed Juma Farid al Saedi, disa ditë më parë afër qytetit të Bakubës. fshihej në një ndërtesë rezidenciale. Zyrtari irakian nuk dha hollëllësi rreth vendit të ndërtesës.

Al Saedi urdhëroi shpërthimet me bombë në xhaminë shiite në Samara në muajin shkurt. Sulmi shkaktoi luftime të përgjakshme sektare midis shiitëve dhe sunive duke vrarë mijëra njerëz. Zoti Al-Rubai tha se arrestimi i al Saedit dha informacione që ndihmuan forcat irakiane të vrasin ose të kapin 20 operativë të tjerë të al-Kaidës.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi për vdekjen e 2 marinsave në provincën Anbar në ditët e fundit si dhe tha se dy ushtarë u vranë nga shpërthimi i një bombe sot në Bagdat.

XS
SM
MD
LG