Lidhje

Jordani: Zyrtarët e cilësojnë hapjen e zjarrit ndaj turistëve si akt terrorist


Në Jordani, zyrtarët e cilësuan hapjen e zjarrit sot kundër kundër turistëve të huaj në kryeqytetin Aman si një akt terrorist. Ata kanë filluar hetimet për të përcaktuar në se personi i armatosur veproi i vetëm.

Një britanik u vra dhe 6 veta të tjerë u plagosën nga të shtënat e zjarrit në Amfiteatrin Romak, një pikë popullore turistike.

Autoritetet thanë se personi u ndalua nga autoritetet. Dëshmitarët thanë se, ndërsa hapte zjarr, personi i armatosur thërriste “Allahu Akbar,” ose Zoti është i madh.

Ministri jordanez i punëve të brëndshme, Eid al-Fayez, e cilësoi sulmin si një akt terrorist prej frikacaku. Ai e identifikoi personin si një jordanez në moshën 30 vjeçare dhe tha se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e tij.

Jordania ishte skenë e 3 shpërthimeve vetëvrasëse në kryeqytetin Aman në muajin nëntor. Për ato sulme, nga të cilat u vranë 60 veta, e mori përgjegjësinë al-Kaida në Irak.

XS
SM
MD
LG