Lidhje

Ish-sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Tom Rixh bëhet këshilltar i qeverisë shqiptare


Ish-sekretari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara dhe ish-guvernatori i Pensilvanise, Tom Rixh do të jetë prej ditës së sotme këshilltar i qeverisë së Shqipërisë për çështje të sigurisë dhe integrimit euro-atlantik.

Zoti Rixh dhe kryeministri Sali Berisha deklaruan në një konferencë të përbashkët shtypi se do të bashkëpunojnë ngushtë në përmirësimin e sigurisë së vendit, integrimin e shpejtë në NATO si dhe për reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Kryeministri Berisha tha se tema të bashkëpunimit me zotin Rixh janë edhe çështje që kanë të bëjnë me arsimin, bujqësinë, teknologjitë e informacionit, dhe tërheqjen e investimeve amerikane drejt Shqipërisë.

Ish-Sekretari Rixh tha se vlerësonte që Shqipëria e mban futjen në NATO si përparësinë e saj më të lartë, krahas ndërtimit të institucioneve demokratike, dhe se do të jepte ndihmën dhe përvojën e tij në arritjen e këtyre objektivave.

XS
SM
MD
LG