Lidhje

Shqipëri: Parlamenti nis punimet e sesionit të ri


Në Shqipëri parlamenti nisi sot punimet e sesionit të ri, ku cështja më urgjente për zgjidhje është ajo e reformës zgjedhore. Pozita dhe opozita arritën javën e shkuar një marrëveshje e cila zhbllokoi krizën politike dhe rihapi rrugën për përmirësimet e kodit elektoral. Të dyja palët ndonëse akuzuan sërish njëra tjetrën si përgjegjëse të bllokimit u angzhuan për respektimin e marrëveshjes. Parlamenti voti sot shtyrjen e mandatit të komisionit të reformës zgjedhore.

Marrëveshja e arritur mes pozitës dhe opozitës i kishte zbehur imazhet e dhunshme të seancës së fundit të zhvilluar një muaj më parë ku deputetet u përleshën në sallë pas vendimit të shumicës për emërimin e një anëtari të Komisioniit qëndror të Zgjedhjeve. Tensioni politik mbetet ende i lartë por të paktën çështja e reformës zgjedhore një nga më urgjentet për t’u trajtuar sa më shpejt, duket se të paktën ka hyrë në rrugën e zgjidhjes.

Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për situatën e krizës që vendi përjetoi muajt e shkuar dhe u angazhuan për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë dallohej qartë mosbesimi i ndersjellte që ende mbretëron. Kryetari i grupit socialit Pandeli Majko tha se marrëveshja risolli në sallën e parlamentit opozitën e cila nuk do të tolerojë më sic u shpreh ai, refuzimin e vazhdueshëm të kryeministrit ndaj misionit të saj kontrollues.

“Opozita - saktësoi ai - nuk do të lejojë asnjë iniciativë antiligjore që synon qoftë dhe largësisht cënimin e standarteve të zgjedhjeve apo mashtrimin e vjedhjen e votës së shqiptarëve”.

Edhe përfaqësuesit e lartë të shumicës u shprehën të gatshëm për respektimin e cdo pike të marrëveshjes duke kërkuar që të nis puna për zbatimin e saj sa më shpejt në mënyrë që paqja vendosur të shërbejë për realizimin e standarteve të kërkuara. tha:

“Qeveria mbetet tërësisht e hapur për dialog e bashkëpunim me të gjithë faktorët sikundër – shtoi ai - bëjnë gabim fatal ata që kompromisin e marrin për dobësi dhe se të gjithë do të marrin atë përgjigje ndaj cdo dhune që do mund të mendojnë të ushtrojnë”, tha kryeministri Sali Berisha.

Parlamenti votoi në seancën e sotme shtyrjen edhe një muaj të mandatit të komisionit të posacëm për reformën zgjedhore, i cili që nga krijimi i tij në muajin maj nuk arriti të bënte më shumë se katër mbledhje.

XS
SM
MD
LG