Lidhje

Marrëveshje midis Rusisë, Greqisë dhe Bullgarisë për ndërtimin e një tubacioni nafte


Udhëheqësit e Rusisë, Greqisë dhe Bullgarisë nënshkruan një marrëveshje paraprake në mbështetje të projektit për ndërtimin e një tubacioni për të sjellë naftë ruse nga Bullgaria në Greqi.

Pjesëmarrësit thonë se dokumenti i nënshkruar sot mund të çojë në një marrëveshje përfundimtare brenda këtij viti lidhur me këtë projekt të vonuar.

Presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe Presidenti i Bullgarisë Georgi Parvanov nënshkruan sot në Athinë daklaratën për mbështetje politike për projektin. Ndërtimi i këtij tubacioni është zvarritur që nga viti 1994.

Tubacioni me gjatësi 280 kilometra do të transportojë deri në 1 milion fuçi nafte ruse në ditë nga porti Burgas në Bullgari për në portin grek në Aleksandropolis. Kjo naftë transportohet aktualisht me anije përmes ngushticës së mbingarkuar të Bosforit në Turqi.

XS
SM
MD
LG