Lidhje

Shqipëri: E majta vendos të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore


Në Shqipëri kryetari i Partisë socialiste Edi Rama deklaroi sot se e majta do të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Këtë deklaratë zoti Rama e bëri gjatë një takimi me të zgjedhurit vendorë dhe deputetët e partisë së tij duke saktësuar se lista nominale e kandidatëve në zgjedhje do të ketë vetëm një emër nga e majta atë të opozitës së bashkuar.

Pas arritjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës javën e shkuar e cila zhblloki krizën politike dhe i hapi rrugë rifillimit të reformës elektorale, Kryetari socialist i kërkoi të zgjedhurve vendor të bashkëpunojnë me strukturat e qeverisë për përgatitjen e listave të votuesve, por duke theksuar se ata nuk duhet të lejojënë asnje deformin, asnje anashkalim dhe asnje hapësirë për truke.

Sipas zotit Rama rekomandimet e OSBE-ODIHR do të jenë pika e referimit në procesin e refomës elektorale

XS
SM
MD
LG