Lidhje

Presidenti Bush: për al-Kaidën, Iraku nuk bën që ta largojë vemendjen nga lufta kundër Amerikës. Iraku është fushëbeteja kryesore, ku do të vendoset rezultati i kësaj lufte

  • Paula Wolfson

Presidenti tha se 5 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Amerika është më e sigurtë, por jo në nivelin e duhur.

Ai tha se rrjeti terrorist i al-Kaidës është dobësuar, por vazhdon të jetë i zemëruar dhe i vendosur. Ai shtoi se ky rrjet nuk është i organizuar nga qendra si më parë, por në grupe të vogla të dëshpëruara që organizojnë akte dhune.

“Disa prej këtyre grupeve përbëhen nga terroristë të ushqyer me këtë ndjenjë, ekstremistë të lindur dhe të arsimuar në vende perëndimore ose të indoktrinuar nga islamikë radikalë ose të tërhequr nga ideologjia e tyre dhe që janë bashkuar me kauzën e dhunshme të ekstremistëve.”

Zoti Bush tha se pavarësisht në se këta radikalë janë suni apo shiitë, të lindur në Perëndim apo nga Lindja e Mesme me ta nuk mund të ketë pajtim apo një qëndrim të përbashkët.

“Këta radikalë kanë deklaruar armiqësinë e tyre pa kompromis ndaj lirisë. Është budallallëk të mendohet se me ta mund të negociohet.”

Në serinë e fundit të fjalimeve për të mbrojtur politikën e tij mbi luftën kundër terrorizmit, presidenti Bush foli rreth vigjëlencës. Ai e bëri këtë duke cituar fjalët e udhëheqësve të lëvizjes terroriste, përfshirë komentet e udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Ladenit lidhur me luftën në Irak.

“Ai thotë se e gjithë bota po e shikon këtë luftë dhe se ajo do të përfundojë në fitore e lavdi ose në mizëri e turp. Për al-Kaidën, Iraku nuk bën që ata ta largojnë vemendjen nga lufta kundër Amerikës. Iraku është fushëbeteja kryesore, ku do të vendoset rezultati i kësaj lufte.”

Presidenti Bush citoi gjithashtu deklarata të udhëheqësve të Iranit, duke bërë një lidhje midis regjimit në Teheran dhe hierarkisë së al-Kaidës.

“Ashtu si al-Kaida dhe ekstremistët suni, regjimi iranian ka qëllime të qarta. Ata duan ta detyrojnë Amerikën të largohet nga Lindja e Mesme, të shkatërrojnë Israelin dhe të mbizotërojnë në Lindjen e Mesme.”

Presidenti i bëri këto komente vetëm disa orë pasi Shtëpia e Bardhë publikoi një version të ndryshuar të raportit të saj për vitin 2003 lidhur me strategjinë e administratës për të fituar luftën kundër terrorizmit. Raporti nuk përmban politika të reja, por bashkon në një dokument të vetëm për përdorim publik të gjithë elementët e strategjisë kundër terrorizmit, që janë përdorur që nga viti 2001.

Presidenti Bush tha se me rëndësi është që të ndalohen aktet e terrorizmit para se ato të ndodhin. Ai shtoi se armiku ka evoluar, e po ashtu ka evoluar edhe përgjigja.

XS
SM
MD
LG