Lidhje

Izraeli filloi heqjen e bllokadës dy mujore ndaj Libanit


Izraeli filloi heqjen sot të bllokadës dy mujore ndaj Libanit, që e vuri në fillim të ofensivës së tij kundër guerriljeve Hezbollah. Ministri i Jashtëm izraelit njoftoi përfundimin e bllokadës sot.

Një aeroplan komercial i linjës kombëtare të Libanit, Middle East, fluturoi mbi Bejrut dhe u ul pas njoftimit të Izraelit. Ndërkohë që avioni preku pistën, dikush nga dritarja e kabinës së pilotit valviti flamurin libanez. Një zëdhënëse izraelite tha se heqja e bllokadës do të jetë graduale. Ajo tha se bllokada ajrore ka marrë fund, ndërsa bllokada detare do të qendrojë në fuqi deri sa një forcë ndërkombërare të vendoset në brigjet e Libanit.

Sot më herët, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, mbërriti në Berjrut për konsultime me qeverinë libaneze për patrullimin e ujrave të Libanit. Gjermania po i jep gjithashtu këshilla Libanit mbi sigurimin e aeroporteve. Izraeli thotë se gëzon të drejtën të sulmojë autokolonat që dyshon se janë ngarkesa armësh që hynë në Liban nga Siria.

XS
SM
MD
LG