Lidhje

Presidenti Bush pranon egzistencën e burgjeve të CIA-s


Presidenti Bush thotë se 14 të ndaluar mjaft të rrezikshëm, të cilët mbahen në burgjet sekrete të CIA-s janë transferuar tek Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe do t’u jepet statusi i të burgosurve të luftës.

Kjo është hera e parë që administrata ka pranuar ekzistencën e burgjeve të kontrolluara nga CIA. Gjatë një fjalimi të transmetuar nga Shtëpia e Bardhë, presidenti tha se synimi i burgjeve ishte ndalimi dhe marrja në pyetje e një numri të vogël të terroristëve më të rrezikshëm.

Thuhet se mes të burgosurve përfshihen edhe anëtarët e lartë të al-Qaidës, Khalid Sheik Mohammed dhe Ramzi Binalshibh, të cilët kanë lidhje me sulmet terroriste të 11 shtator it 2001.

Ndryshimi i statusit të tyre nënkupton se atyre do t’u ofrohet mbrojtje nën konventën ndërkombëtare të Gjenevës, e cila thekson trajtimin njerëzor të të burgosurve të luftës.

Presidenti Bush e bëri këtë njoftim para se të dërgojë për në Kongres sot më vonë një propozim për gjykimin e të ndaluarve të mbajtur në Gjirin Guantanamo në Kubë. Në qershor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë planin e adminstratës që të ndaluarit që mbahen në bazën Guantanamo të nxirren para gjykatave ushtarake.

XS
SM
MD
LG