Lidhje

Dy ushtarë amerikanë ndër 16 viktimat e sulmeve vetvrasëse në Kabul


Një shpërthim i fuqishëm vetëvrasës me makinë bombë, pranë ambasadës amerikane në Kabul, ka lënë 16 të vrarë, përfshirë 2 ushtarë amerikanë. Dy ushtarë amerikanë të tjerë dhe një numër i panjohur civilësh janë plagosur.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se bomba u aktivizua në kryeqytetin afgan ndërkohë që po kalonte një autokolonë e ushtrisë amerikane. Në Afganistanin perëndimor, një sulm me bombë plagosi katër ushtarë italianë.

Në Afganistanin perëndimor gjatë një sulmi me bombë u plagosën 4 ushtarë italianë. Shefat e mbrojtjes së NATO-s arritën sot një marrëveshje të gjerë që forcat aleate në Afganistan kanë nevojë për përforcime. Komandanti më i lartë i NATO-s, gjenerali James Jones, tha se forcat e aleancës kanë nevojë për më shumë se 2 mijë ushtarë të tjerë si dhe helikopterë dhe aeroplanë transporti.

Forcat e NATO-s po zhvillojnë operacione në vendet ku fshihen forcat talebane në Afganistanin e jugut dhe rreth 300 ekstremistë të dyshuar janë vrarë gjatë javës së kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG