Lidhje

Konkurentët e javës në ekranet e kinemave amerikane


Dy janë filmat e rinj që dalin sot në kinematë amerikane, “The Covenant” si dhe “Hollywoodland”. Hollivudi ndërkohë po i kushton rëndësi të veçantë qytetit që një vit më parë thuajse u shkatërrua nga uragani Katrina.

Një pjesë e ekonomisë së Luizianës jo vetëm që mbijetoi kur uragani Katrina goditit atë rajon por është shtuar gradualisht. Fjala është për industrinë e filmit e cila ka bërë që Luiziana të zërë vendin e tretë në Amerikë si vend i preferuar për xhirimet e Hollivudit. Në skenën e filmit të ri “All the Kings Men”, mund të vëresh të gjithë elementet e një filmi të permasave të Hollivudit. Por e veçanta, ky film po xhirohet në Luiziana, një vend të cilin të gjithë e thërrasin, “Hollywood South”. Aktorët janë Sean Penn, Jude Law dhe Kate Winslet dhe është bazuar në një novelë rreth politikës në Luizianën e viteve 30’të. Arsyeja që xhirimet po bëhen në Luiziana janë taksat e ulëta sëbashku me punonjësit e kësaj fushe që kanë paga të pranueshme. Në katër vitet e fundit Luizina është bërë qendra e tretë e xhirimeve të filmave në Shtetet e Bashkuara pas Kalifornisë dhe Nju Jorkut. Luiziana e mori idenë nga Kandaja e cila uli taksat për industrinë e filmit duke tërhequr kështu filmimet nga Hollywoodi në fillim të viteve 90-të.

Në vitin 1692 në Ipswich të shtetit Massachusetts, pesë familje me fuqi të mbinatyrshme formojnë një marrëveshje për të ruajtur sekretin e fuqisë që posedojnë. Por një familje që kërkonte të përdorte fuqitë e saj për të përfituar dënohet dhe pasardhësit e saj zhduken deri në ditët e sotme. Ngjarja pasqyrohet në filmin e ri që del sot në kinema “The Covenant”, Marrëveshja. Filmi fantastik tregon historinë e katër studentëve të rinj në shkollën elitë “Spencer Academy” me lidhje të fuqishme familjare. Pasardhësit e familjeve origjinale që u vendosën në Ipswich në vitet 1600, kanë trashëguar të gjitha vetitë supernatyrale. Por kur zbulohet trupi i një studenti të vdekur pas një feste, sekretet fillojnë të dalin në pah dhe kërcënojnë prishjen e marrëveshjes së fshehtë që ka mbrojtur familjet për qindra vite.

Jennifer Aniston dhe një paparaci që ajo pati hedhur në gjyq për fotografimin e saj kur kjo ishte e zhveshur, kanë arritur një marrëveshje. Fotografi thotë se arriti një marrëveshje me ish aktoren e "Friends". Aniston vendosi të tërhiqte padinë pasi fotografi premtoi se fotoja nude nuk do të publikohej kurrë. Ndërkohë Brad Pitt po hedh poshtë njoftimet se e dashura e tij Angelina Jolie është shtatëzënë me fëmijën e tyre të dytë. Revista “In Touch Weekly” publikoi në faqen e parë mundësinë se mamaja 31 vjeçare të ishte shtatëzënë tre muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Ben Affleck u shoqërua nga Diane Lane dhe Bob Hoskins në premierën e filmit “Hollywoodland”. Filmi i regjisorit Allen Coulter i njohur me “The Sopranos” dhe “Sex and the City” bën fjalë për vdekjen misterioze të George Reeves, i cili luajti rolin e Supermanit në serialin televiziv “ The Adventures of Superman”. Fillimisht i titulluar Truth, Justice and the American Way, E vërteta, Drejtësia dhe Mënyra Amerikane....filmi “Hollywoodland, egzaminon vdekjen e Reeves (luajtur nga Ben Affleck) i cili supozohet se vrau veten në vitin 1959 nga depresioni pasi karriera e tij kishte marrë fund. Pak para se të vdiste ai pati lidhje me Toni Mannix (luajtur nga Diane Lane) gruan e famshme të një zyrtari të lartë të studiove. Filmi trajton natyrën e famës dhe se si funksononte sistemi i Hollivudit në fund të viteve 50-të.

XS
SM
MD
LG