Lidhje

40 ektremistë talebanë të vrarë gjatë operacioneve të Natos në Afganistan


Aleanca e Natos tha se trupat e koalicionit vranë të paktën 40 ektremistë të dyshuar talebanë në jug të Afganistanit gjatë natës. Zyrtarët thanë se një ushtar i koalicionit u vra gjithashtu në luftimet në distriktin e Panxhavajit. Ata thanë se gjatë operacionit u shkatërrua një fabrikë bombash dhe një depo armësh.

Më shumë se 320 ektremistë janë vrarë gjatë ofensivës së fundit të Natos këtë javë. Në Kabul, sigurimi ishte i lartë në ceremoninë për të nderuar një udhëheqës të guerriljeve anti-talebane, vrarë pesë vjetë më parë, ku mori pjesë edhe presidenti Hamid Karzai.

Ndërkohë zyrtarët e Natos u takuan në Poloni për të diskutuar masat për të përforcuar trupat në Afganistan. Gjenerali kanadez Ray Henault tha se zyrtarët janë të kënaqur me përpjekjet anti-talebane në veri dhe në preëndim por shtoi se duhet bërë më shumë në pjesën jugore të Afganistanit. Zyrtarët e Natos u kanë kërkuar vendeve anëtare dy mijë ushtarë shtesë dhe pajisje të tjera ushtarake.

XS
SM
MD
LG