Lidhje

Kryeministri Bler i kërkon anëtarëve të Partisë Laburiste të ndalin sulmet personale ndaj njëri-tjetrit


Kryeministri britanik, Toni Bler, u bëri thirrje anëtarëve të partisë së tij laburiste në pushtet që të ndalojnë sulmet personale kundër njeri tjetrit.

Kryeministri Bler e bëri këtë thirrje dy ditë pasi u detyrua nga partia e tij që të njoftonte se do të largohet nga posti brënda një viti. Ai i bëri këto komente sot në Londër para anëtarëve të Partisë Laburiste pro reformave. Kryeministri u kërkoi kolegëve të tij që t’u japin fund grindheve mes tyre lidhur me pasardhësin e tij të mundur, ministrin e financave, Gordon Brown.

Më parë, ish sekretari i brëndshëm, Charles Clarke, e cilësoi zotin Brown ‘budallah dhe manjak për të pasur çdo gjë nën kontroll. Zoti Bler tha se sulme të tilla dëmtojnë partinë dhe ftohin publikun. Kryeministri britanik njoftoi këtë javë se do të japë dorëheqjen, pasi iu bë presion nga kolegët e tij si dhe për shkak të shqetësimeve rreth rënies së popullaritetit të partisë së tij. //rd//

XS
SM
MD
LG