Lidhje

Presidenti palestinez gati të takohet me kryeministrin izraelit


Presidenti palestinez Mahmud Abas tha se është i gatshëm të takohet me kryeministrin izraelit Ehud Olmert për rigjallërimin e bisedimeve të paqes.

Zoti Abas i bëri këto komente sot pas takimit me kryeministrin britanik Toni Bler në Bregun Perëndimor.

Zoti Olmert shprehu dje gadishmërinë për t’u takuar me presidentin palestinez për të çuar përpara planin e paqes. Data për takimin e tyre nuk është caktuar ende.

Në një konferencë shtypi sot me zotin Abas, kryeministri britanik përshëndeti mundësinë e një qeverie të bashkuar palestineze. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë qeverinë, nëse ajo bazohet në kërkesat e shtruara nga katër vendet që po ndërmjetëson konfliktin izraelito-palestinez.

Një zëdhënës i qeverisë palestineze tha sot se Hamasi kundërshton standartet e diktuara nga Perëndimi.

XS
SM
MD
LG