Lidhje

Rusia mund të vërë veton ne OKB për statusin e Kosovës


Presidenti rus Vladimir Putin ka shtruar mundësinë e vënies së vetos ndaj një vendimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me statusin e Kosovës.

Zoti Putin i tha gazetës Financial Times se në se zgjidhja nuk është e pranueshme për Moskën, Rusia nuk do të hezitojë të përdorë veton. Presidenti Putin tha se qeveria e tij kërkon që rregullat e marrëdhënieve ndërkombëtare të zbatohen njësoj në të gjitha rajonet.

Ai tha se do të ishte e gabuar të zbatohej një rregull për Kosovën dhe një tjetër për Abkazinë dhe Osetinë Jugore, dy republika separatiste të Gjeorgjisë.

Rusia ka paralajmëruar herë pas here se sovraniteti i Kosovës mund të ndikojë zhvillimet në përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale në rajone të ish Bashkimit Sovjetik.

XS
SM
MD
LG